Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me studentët ekskelentë që kanë zgjedhur mësuesinë, të cilët nuk do të paguajnë tarifë studimi, por do të marrin bursë 1000 USD në vit.
Por gjatë takimit është regjistruar një incident, pasi një studente pjesë e grupit që janë kundër reformës në arsim është futur në ambientet ku po zhvillohej takimi duke e kundërshtuar.
Në transmetimin LIVE u dëgjuan ulërimat në sallë, Rama ndërpreu fjalën, ndërsa u shkëput sinjali nga ERTV, ashtu sikur ndodh në Kuvend kur ka debate dhe sherre.
Por pas disa sekondash sinjali u rikthye dhe kryeministri e ka kaluar situatën me një batutë. ?Okej...Me siguri ngelëse, por nuk ka rëndësi, janë shfaqje të kudondodhura në botën e internetit?.