Policia e Shtetit ka goditur grupin kriminal Avdyli në Shijak duke arrestuar 19 persona, mes tyre drejtuesin Astrit Avdylin me vëllezërit e tij dhe anëtarët e bandës. Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe trafik droge, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.
Të arrestuarit;
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin?Cine?, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin?Kiçi?, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin ?Titi?, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin?Niçja?, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin?Xhevi?, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin?Çakja?, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin?Nita?, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
Në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.
Ndërkohë që rreth 12 orë pas ndalimit nga super operacioni i RENEA-s dhe FNSH-së është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Avdyli. Ai është vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili është arrestuar.