Tiranë, shoferi i autobusit të linjës Tufinë-Qendër "tapë" që në mëngjes, arrestohet nga policia

Report TV 2018-05-12

Views 0

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet ?Blic? përsëri në orët e para të mëngjesit, në pjesën lindore të qytetit të Tiranës.

Kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i parë rezultoi 0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.Drejtuesi i autobusit Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor; si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur, pa Leje Drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë e në qendrat e banuara, mosvendosje të rripit të sigurimit , për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shkelje të semaforit, për mosshlyerje të masave administrative, e shkelje të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form