ELBASAN - Forca e Ligjit godet një rast të trafikut të bombave me telekomandë në Elbasan. Në prangat e policisë ka rënë Petraq Kote, 28 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni është zhvilluar në ambientet e një lokali në fshatin Mengel të Njësisë Administrative Labinot Fushë. Në momentin e sekuestrimit, bombat ishin të montuara dhe të gatshme për t'u përdorur në ngjarje kriminale.
Atij iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.