Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme historinë e trishtë të Denadës, vajzës 15 vjeçare nga Shkodra.
Vetëm 3 javë pasi kishte ardhur në jetë, nga pakujdesia e infermieres e cila i bëri një injeksion, kocka e njomë e këmbës së Denadës filloi të infektohet.
Këtu zë fill kalvari i gjatë i problemeve shëndetësore të Denadës, i cili vazhdon edhe sot.
Alma Alijaj, mamaja: Problemet filluan që në kur ishte 3 javëshe. Infermierja e ndërrimit të turnit i bëri gjilpërë cepurinë dhe i preku kockën.Iu enjt këmba, tre javë e mbajtën me kompresa të ftohta dhe alkool, më pas e operuan.Pastaj shkoi puna me i këput këmbën.Ishte 2 muaj e gjysmë. Duhet me i pre i këmbën tha se po i merr trupin komplet ky lloj infeksioni, po i përhapet dhe bëhet më keq.
I thashë jo. Tani vajza është 15 vjeçe, është operuar 13 herë në Shqipëri dhe 3 herë në Gjermani. E ka këmbën më të shkurtër 6 cm që i mbeti nga thyerja. Doktori na kërkon 9500 euro, aq nuk kam mundësi. Jetoj me qira, kam dhe fëmijët me i mbajt me bukë, vetë punoj pastruese. Me këtë operacion vajza do të kthehet në gjendje normale si gjithë të tjerët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-historia-e-trishte-e-denades-vajza-qe-ka-me-shume-operacione-ne-trup-se-vite-te-jetuara