BOOM: Vajza me 11 operacione e 18 vite e sëmurë, nëna nuk merr KEMP (15 shtator 2017)

Ora News Emisione 2018-05-02

Views 1

Pjesa e pare
Ish-studentja, Mirala Qotja ka mbaruar studimet në Universitetin e Shkodrës ?Luigj Guraluqi?, për Gjermanistikë në vitin 2010.
Pas disa vitesh, Mirela Qotja ka dashur të nisë studimet për master në Itali, u regjistrua me anë të një kërkesë që bëri në Milano dhe vijoi me studimet atje për master.
Më vonë Universiteti i Milanos i kërkoi njehsimin e diplomës së Universitetit të Shkodrës për t?u pajisur me diplomën tjetër, që do të lëshonte universitetit i Milanos në Itali.
Familjarët e Mirelës u interesuan në Universitetin e Shkodrës për të bërë njehsimin e diplomës që kishte lëshuar ky universitet por pa rezultat.
Rektorati fajëson Ministrinë për mos regjistrimin e diplomës, ndërsa rektorati i Universitetit ?Lugji Gurakuqi? fajëson Ministrinë e Arsimit.
Lexoni me shume: http://www.oranews.tv/vendi/boom-ish-studentja-e-gjermanistikes-ne-shkoder-nuk-njeson-dot-diplomen/

Pjesa e dyte

Emisioni BOOM në Rtv Ora News i është rikthyer denoncimit të 12 majit të një vajze 18 vjeçare nga Elbasani, e cila ka të dëmtuar shtyllën kurrizore si dhe një brinjë mangët. Vajza e ka të vështirë të kryej shërbimet personale, ndaj është i domosdoshëm shërbimi i nënës së saj.
Deri në shkurt të 2017 nënës së Ajanës i jepej kempi, por prej këtij muaji, komisioni i kempit në Elbasan i ka hequr të drejtën e kujdestarisë.
Vajza ka të dëmtuar shtyllën kurrizore, njëkohësisht ka edhe një brinjë mangët. Ajo i është nënshtruar 11 operacioneve dhe e ëma kujdeset për të çdo ditë pasi shumë shërbime vetjake nuk mund ti kryejë vetë.
Në shkurt Komisioni i Kempit të Elbasanit e kanë kaluar Ajanën nga kategoria e parë në të dytë, duke i hequr të ëmës, e cila kujdesej cdo ditë për vajzën, fondin e kujdestarisë.
Fakti për këtë ndryshim ka qenë se Ajana shkonte në shkollë. Dhe mjekët kanë gjykuar se përderisa vajza mund të ecte atëherë ajo eshte permiresuar. Jo vetëm kaq kryetari i komisionit te Kempit ne Elbasan i ka shkruar vajzës një diagnozë tjetër nga ajo që kanë përcaktuar mjekët austriakë dhe dosjen e kane dërguar per rivleresim tek Kempi Epror në Tiranë.
Por as tek Kempi Epror në Tiranë,4 muaj nga denoncimi, gruas nuk iu dha e drejta për fondin e kujdestarisë që ka përfituar prej 15 vitesh, pasi, tani, ligji nuk e lejon.
Gruaja nuk ka punuar asnjë ditë që nga lindja e vajzës, por i është dashur të kujdeset për të çdo ditë, deri tani që ajo është 18 vjeçe.
E ëma do ta bëjë atë deri në vdekje. Kjo nuk diskutohet, por është e pafalshme sesi ?ligji? dhe shteti ia heqin pagën e kujdestarisë me pretendimin se vajza është përmirësuar sepse shkon në shkollë me këmbët e saj. Ndërkohë diagnoza e mjekëve austriakë është se ajo është e dëmtuar e shkallës së rëndë në shtyllën kurrizore, në legen dhe ka një brinjë mangët.
Lexoni me shume
http://www.oranews.tv/vendi/boom-vajza-me-11-operacione-e-18-vite-e-semure-nena-nuk-merr-kemp/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS