Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtatorja e Skëndërbeut do të vendoset në qendër të Lezhës, aty ku ai mungonte.
Pas konkursit të organizuar nga Bashkia e Lezhës u shpall fitues punimi i skulptorit Ardian Pepa.
Në këmbë, me shpatën në dorë vertikalisht poshtë dhe këmbën e djathtë përpara, re metra e gjysmë e lartë dhe e derdhur në Bronz.
Kjo do të jetë shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut që do të vendoset në qendër të Lezhës.
Ardian Pepa: "Kuvendi kur erdhi dhe mblodhi Kuvendin erdhi me këmbë të mbarë dhe unë e kam nisur me këmbën e djathtë, siç e kemi edhe ne shqiptarët, me shpatën vertikal që tregon vendosmëri dhe guxim."
Kryebashkiaku i Lezhës, thotë se ky është një simbol që i mungonte qytetit.
Fran Frrokaj: "Ishte figura që i mungonte Lezhës. Shpresoj që të arrijmë ta realizojmë në kohën e duhur. Dëshirojmë që më 2 mars, në përvjetorin e Besëlidhjes të jetë gati."
Shtatorja do të vendoset në krahë të memorialit të Skënderbeut më 2 mars të vitit të ardhshëm të në përkujtim të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shpallet-fituesi-shtatoren-e-skenderbeut-ne-lezhe