Ora News - Shqipëria, probleme në sistemin e drejtësisë dhe pronave

Ora News Lajme 2018-10-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vlerësimi për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare është rritur më 4 shkallë duke u renditur në vendin e 76 krahasuar me 140 shtete. Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e konkurrueshmërisë globale ku ndër të tjera vihet re se në Shqipëri problem mbetet sistemi i drejtësisë si dhe e drejta e pronës.

Edhe pse konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare është përmirësuar me 4 shkallë përsëri konstatohen probleme.

Shqipëria renditet në vendin e 76 duke kaluar Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën që ndodhen përkatësisht në vendin e 84 dhe 91 në raportin për konkurrueshmërinë, i cili realizohet nga Forumi Botëror Ekonomik.

Por nëse vërejmë me kujdes të dhënat e detajuara konstatohet se pavarësia e sistemit gjyqësor, krimi i organizuar dhe e drejta e pronës shihen si pengesa serioze për klimë e të bërit biznes në vend. Disa elementë të tjerë që konsiderohen me probleme në këtë raport janë edhe infrastruktura rrugore kryesisht lidhja përmes linjës hekurudhore, niveli i lartë i kredive me probleme, përqëndrimet në treg si dhe tregu i punës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-probleme-ne-sistemin-e-drejtesise-dhe-pronave

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS