Ora News – Rama: Pushtetin në sistemin e drejtësisë e kanë kriminelët

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kushtet kur opozita vijon në këmbëngulë për të mos votuar komisionin për Vettingun, kryeministri Rama hedh akuza të forta në adresë të sistemit të drejtësisë, duke thënë se ky sistem drejtohet nga kriminelë.
Nga Elbasani në një bashkëbisedim me studentët kreu i qeverisë tha se kjo reformë është ylli polar i të gjithë përpjekjeve për të bërë shtet dhe për të nxjerrë jashtë sistemit të korruptuarit.
Edi Rama: ?Prandaj reforma në drejtësi është reforma e reformave. Është ylli polar në rrugën tonë për të bërë shtet. Sepse pushtetin në sistemin e drejtësisë e kanë kriminelët. Janë qindra rastet e personave të arrestuar nga policia për vrasje, përdhunim, grabitje me dhunë që janë liruar në sallë. Pasi gjykatësit i kanë liruar janë bërë përsëritës së të njëjtave krime. Kanë vrarë e përdhunuar e grabitur me dhunë përsëri. Ja sesi gjykatësit për arsye që skanë lidhje fare me Kushtëtutën e ligjin por që kanë të bëjnë me lidhjen e afërt, e ngushtë me këta kriminelë janë bërë bashkëautorë në krimet e tjera.
Kush na garanton që sot që flasim një vrasës nuk është duke dalë nga salla e gjyqit?
Rama adresoi sërish një ftesë për opozitën shqiptare që sipas tij duhet të votojë vettingun pastaj të vijojë protestën dhe bojkotin
Edi Rama: ?I nxjerr Edi Rama kriminelët nga burgu. Edi Rama nuk i nxjerr vetë apo jo?! I nxjerrin gjykatësit. Po hajde pra bëje vettingun që gjykatësit të marrin atë që meritojnë. Jo ky i nxjerr ata nga burgu me këta gjykatësit por ne këta gjykatësit do ti mbrojmë?! Ku shkon kjo?!
Për batutë Rama tha se me gjithë këtë vetting do të hapen shumë vende pune për studentët e juridikut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pushtetin-ne-sistemin-e-drejtesise-e-kane-kriminelet/

Share This Video


Download

  
Report form