Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ndër aksionet e para të ndërmarra nga qeveria e majtë kur erdhi në pushtet në vitin 2013, ishte ?Fundi i marrëzisë?. Aksioni grumbulloi me mijëra makineri të lojërave të fatit të shpërndara në 4.000 pika ku vetëm 900 ishin te regjistruara dhe liçensuara
Por mes kumarit dhe basteve sportive ka një diferencë jo të pakët.
Bastet sportive janë një lojë e vjetër në Shqipëri që nuk mundi ta ndalte as komunizmi. Shume prej nesh i mbajnë mend skedinat ilegale që bëheshin në çdo qytet të Shqipërisë ku nuk mungonte as kampionati Italian.
Në vitin 96 ky treg u liberalizua. Ishim një hap përpara fqinjëve tanë apo Italisë që e liberalizoi nga monopoli shtetëror veteëm në vitin 2005.
Modeli i parë i propozuar nga sipermarrësit shqiptarë të kesaj fushe ishte për hapjen e vetëm 50 sallave në gjithë Shqipërinë. Por askush nuk u morr seriozisht me këtë aktivitet nga pala qeveritare.
Ndërkohë sipërmarrësit seriozë bashkohen në një shoqatë që quhet Shoqata e Basteve Sportive. Aktualisht në përberje të saj janë tre kompani: Top Start, ITSGA, Lotto Sport. Aktiviteti i saj është i shtrirë edhe në Kosovë e Malin e Zi. Modeli i tyre është ai i basteve në kohë reale, çka i bën avangarde në rajon.
Aktiviteti i SHBS kap një xhiro rreth 80 milionë dollarë në vit. Nga të cilat 30 milion derdhen në buxhetin e shtetit. Pastaj, hyjnë taksat e pushtetit vendor, që janëe rreth 3 milion, ato të arsimit e të tjera. Me pjesën e mbetur bëhet shperblimi i fituesve të basteve dhe fitimet e sipërmarrësve. E gjithë paraja që qarkullon mbetet brenda territorit shqiptar.
Megjithëse një aktivitet i cili nuk është për tu injoruar, në asnjë ligj të bërë për rregullimin e tij, nuk është marrë mendimi i grupeve të interesat. As në vitin 2008 kur u bë ligji dhe as më vonë.
Në vitin 2015 u miratua ligji 140 i cili ju linte dy vjet afat ëtyre pikave që të reduktoheshin dhe vendoseshin në pika të përshtatshme për higjenen sociale. Pra dhjetori i vitit 2018 do të ishte muaji i fundit kur këto aktivitete do të përshtateshin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/editorial-nga-arena-fundi-i-marrezise-apo-marrezia-e-fundit