Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Vlora kryeministri Rama ka shpallur hapjen e sezonit turistik. Bashkë me të edhe synimin për të arritur brenda pesë vjetëve shifrën e 10 milion turistëve që do vizitojnë vendin tonë çdo vit.
Objektivi ngjan ambicioz. Në fillim të viteve 90-të Greqia kishte të njëjtin numër turistësh dhe kryesonte në Ballkan me këtë shifër. Por ishte një Ballkan ku turizmi njihte vetëm bregdetin helen dhe shumë pak atë jugosllav. Ishin kohët kur shtresa e mesme dhe punëtorët e perëndimit po shijonin në masë frytet e shoqërisë së konsumit dhe oferta ishte e kufizuar në bregdetin grek, italian, spanjoll dhe atë elitar francez.
Pas kësaj shembullin grek e ndoqën një sërë vendesh mesdhetare. Turqia investoi në resortet e mëdha që mbusheshin nga gjermanë e më vonë rusë; Egjypti me Sharm el Sheik, Tunizia, dhe disi më pak Maroku ishin Mekat e reja turistike të perëndimorëve. Dekada që shënoi fundshekullin e shkuar kishte oferta të pafundme për turistin e çfarëdolloj shtrese.
Por lulëzimni nuk do të zgjaste shumë. Sulmi ndaj kullave binjake do ta shenjonte Lindjen e Mesme si rajon të pasigurtë. Më vonë shtete e Afrikës Veriore do të kapeshin nga radikalët fetarë me pasojë fillesa e shfaqjes së atentateve ndaj turistëve që vizitonin piramidat dhe resortet e begata të Egjyptit.
Pranvera arabe shënoi edhe daljen jashtë kontrollit të kësaj hapësire. Revolucionet, grushtet e shtetit, e nxorrën jashtë kontrollit. Më vonë atentatet nëpër resorte me qëllim shkatërrimin e prapavijës ekonomike të rregjimeve që qeverisnin, solli boshatisjen e kësaj zone. Rrëzimi i avionit me turistë rusë në Egjypt, atentatet në resortet tuniziane, ishin reklama më e keqe për këto hapësira. Askush nuk donte të nisej për pushime dhe të përfundonte në spotet politike të xhihadistëve duke i prerë kokën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/editorial-nga-arena-turizmi-jemi-gati-te-sfidojme-fqinjet