TIRANE-Gazetari pranë PD-së, Basir Çollaku ka dëshmuar për rreth 30 minuta mesditën e sotme në prokurorinë e kryeqytetit pas kallëzimit të Taulant Ballës për dy vepra penale për kallëzim të rremë dhe fyerje në kuadër të denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu.
Ai është marrë në pyetje nga prokurorja Elsa Miha, ndërsa pas daljes nga organi i akuzës në një prononcim për mediat theksoi se u pyet si e kishte realizuar intervistën dhe publikim.
Jam thirrur nga prokuroria në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat, pas padisë së Taulant Ballës. Ajo që prokuroria duhet të bëjë është që t?u shkojë deri në fund. Shpjegimet e mia kanë qenë rreth intervistës me Emiljano Nuhun. Prokurorët kanë kërkuar të dinë si e kam bërë intervistën, kontaktet dhe si është bërë publikimi. Nuk ka pasur asnjë telenovelë partiake. Shpresoj që prokuroria të jetë korrekte ashtu sikur ishte në marrjen e dëshmisë. Prokuroria t?u shkojë deri në fund cdo lloj denoncimi, pasi mbase ata janë skenaristët. Nuk u pyetet për kallëzimin? Ky është një derivat dhe kjo është një dosje rreth të cilës po kryen hetimet. A keni besim te prokuroria? Beso dhe kontrollo.
Basir Çollaku
Basir Çollaku në datë 26 shtator publikoi dëshminë e policit të komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.