Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Segmenti rrugor Burrel -Klos do ti nënshtrohet një ndërhyrje të plotë në të gjithë gjatësinë e tij. Investimi në segmentin me gjatësi 18.6 km do të jetë në vlerën 3.7 milionë eurove në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen e rrugëve. Ministri Gjiknurii shoqëruar nga drejtori i ARRSH Afrim Qendro dhe ministrja e Mbrojtjes Xhaçka inspektuan nisjen e punimeve.
Gjiknuri: Mbi 20 vjet që në këtë segment nuk është bërë asnjë investim serioz dhe për herë të parë po bëhet një rikonstruksion i plotë i gjithë kësaj rruge. Për herë të parë po bëhet një rikonstruksion i thellë i gjithë kësaj rruge dhe realisht kjo ka qenë nga nyjet shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare, sepse ka edhe transportin e mallrave sidomos nga pjesa e Bulqizës drejt uzinës së Burrelit apo drejt portit të Durrësit.
Ministrja e Mbrojtjes theksoi se projektet që po realizohen në Dibër tregojnë vëmendjen që po i kushton qeveria këtij qarku.
Xhaçka: Askush nuk mund të thotë që qarku i Dibrës sot nuk ka vëmendjen e qeverisë. Mund ta quajmë nëse mundemi viti i Dibrës përsa i takon këtyre investimeve të rëndësishme.
Aksi Burrel-Klos njihet si shumë probematik për shkak të trafikut të rëndë që vjen nga minierat ndërkohë që parashikohet që punimet të përfundojnë brenda 8 muajve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fillon-rehabilitimi-i-aksit-rrugor-burrel-klos