Ora News - Bujar Leskajt i mbaron mandati, hapet gara për postin e kreut të KLSH-së

Ora News Lajme 2018-10-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës hap garën për postin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Shtetit.

Më 22 dhjetor përfundon mandati 7 vjeçar i qëndrimit në detyrë të kryetarit aktual Bujar Lesksaj.

"Me vullnetin për realizimin e një procesi sa më objektiv e transparent për përzgjedhjen e një kandidature me integritet të lartë moral dhe profesional të përshtatshme për këtë pozicion Kushtetues, presidenti ka vendosur hapjen e procesit për çdo të interesuar, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për këtë pozicion" thuhet në njoftimin e presidences.

Kandidati do të zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Presidentit të Republikës.

Dokumentet dhe afatet

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm,nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

? Kërkesën për shprehjen e interesit për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

? Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;

? Dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t?u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr.154/2014 ?Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit?.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejtpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. ?Dëshmorët e Kombit?, Nr.1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Pas administrimit të dokumentacionit, emrat e personave, të cilët kanë shprehur interesin dhe CV-të e tyre, do të bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Dokumentet shtese

Kandidatit të përzgjedhur për këtë pozicion kushtetues, do t?i kërkohet paraqitja e dokumentacionit shtesë si më poshtë:

? Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?;

? Formularin e aplikimit të plotësuar ?Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta?, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?;

? Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 21 pika 1, të ligjit nr.154/2014 ?Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bujar-leskajt-i-mbaron-mandati-hapet-gara-postin-e-kreut-te-klsh-se

Share This Video


Download

  
Report form