Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria ka zbardhur detaje të reja nga mekanizmi i përplasjes me armë të ndodhur në zonën e bllokut në Tiranë javën e kaluar. Sipas dosjes te organit të akuzës dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, e cila ditën e ngjarjes ndodhej në një dyqan pranë lokalit "Monopol" ku ndodhi krimi.
Partneri i saj Ervin Mataj, i cili ka qenë në lokal rreth orës 18:30 ka dalë jashtë ku besohet se është takuar me këngëtaren dhe më pas është rikthyer i acaruar në lokal. Dyshohet se në këtë kohë ai ka kërkuar të bisedonte me Ervis Martinaj me pretendimin se personi që kishte ngacmuar këngëtaren ishte i njohuri, i tridhjetë e gjashtë vjecarit që më pas mbeti i plagosur me një plumbë në qafë.
Në lokal me Ervis Martinaj ka qenë dhe i plagosuri tjetër Erion Hati i cili ka nisur të debatoje me ushtarakun Mariol Bilo të cilit i ka thënë disa herë: "Pse më sheh? Cfarë ke që shikon? "
Në këtë kohë në lokal ka hyrë edhe Fabiol Gaxha, i cili sipas prokurorisë është drejtuar te ushtaraku Marviol Bilo dhe e ka sulmuar fizikisht madje e ka goditur edhe me tytën e armës. Si pasojë pistoleta ka kryer qitje të pavullnetshme dhe për pasojë një predhë është gjetur në tavanin e lokalit.
Në këtë moment Ervis Martinaj që ndodhej pranë banakut ka hyrë për të ndarë përleshjen fizike, por efektivi i forcave komando ka nxjerr amrët dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur Fabiol Gaxhën e duke qëllluar me tetë plumba Elion Hatën.
Si pasojë e të shtënave Ervis Martinaj ka marrë një plumbë një qafë. I pyetur pas ngjarjes ka mohuar të ishte thirrur në takim nga Ervis Mata.
Gjatë dëshmisë së tij Martinaj ka thënë se ka qenë në një ambient tjetër të zonës dhe rastësisht ka shkuar te lokali "Monopol" pasi ishte ftuar nga pronari për një gotë verë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-prokuroria-ervin-mata-u-acarua-pasi-takoi-elvana-gjaten