Berisha publikon videon e Balles me Mecon

RTV KLAN 2018-10-08

Views 0

Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha postoi si fotolajm në rrjetet sociale një foto që sipas tij provon lidhjet e kreut të grupit socialist me eksponentë të krimit. Në përshkrimin poshtë fotos thuhet se Balla është nën shoqërinë e bosit të kokainës Maksim Beço, të arrestuar nga policia për trafik kokaine në vitin 2015.

Balla reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur postimin e ish-kryeministrit një fotomontazh të turpshëm të Shqupi-t. Deputeti socialist la të kuptohet se nuk kishte asnjë njohje me personazhin e fotos.

?Morën një person që nuk i di as emrin, prenë një fotografi timen dhe prodhuan foto të montuar, të cilin portalet e Zenit të Saliut dhe të kunatit të Lulit e bënë lajm. Po më mirë të kishit vënë Lulin bashkë me Babalen?.

Balla vijoi replikën duke postuar në faqen e tij një status të Maksim Beços, i cili po ashtu mohonte se ishte mik me deputetin socialist dhe ku theksonte faktin se kishte qenë fanatik i Sali Berishës. Duke iu referuar kësaj dëshmie, Balla paralajmëroi ish-kryeministrin se do të përballej me drejtësinë për inskenimin.

Por në një postim të fundit, ish-kryeministri publikoi videon që përkon me foton ku Balla ishte në shoqërinë e Meços. Materiali me gjatësi 2 sekonda, sipas Berishës përgënjeshtron përbetimet e deputetit Balla se fotoja ishte e montuar nga opozita.

Share This Video


Download

  
Report form