Kuvend, Berisha i thotë Ballës Përdhunues, Meta ndërpret seancën

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë punimet e kuvendit në momentin kur po mbante fjalën deputeti i PD Sali Berisha. Kjo ndodhi pasi ish kryeministri Sali Berisha e quajti "Përdhunues" Taulant Ballën.

Berisha: Jam këtu për t'i thënë Ramës së nxore fytyrën tënde të persekutorit, nxore këtu genin e Spiro Kolkës. Nxore psikologjinë miserable të urrejtjes që ke ndaj çdo qenie njerëzore, që filloi me urrejtjen që ke ndaj njerëzve më të afërt dhe shtrihet në çdo njeri. Përdore këtu një përdhunues nga ata të aleancës së qelbësirave, i fotografuar me shkrim dhe me gojë në denoncimin që i bëri një i sëmurë me AIDS të cilin kërkonte të përdhunonte monstra që të përfaqësoi ty këtu"

Balla: Sulmet me dhunë morën fund,Berisha të lërë këtë vend rehat

"Në këtë moment të rëndësishëm për marrjen e statusit këta po mundohen që ta prishin këtë moment. Ndoshta është momenti për të përsëritur atë që tha kryeministri. Ne nuk jemi këtu për t'ju penguar ju, por të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria janë vlerësuar. Këtë javë morëm edhe një vlerësim nga Holanda. Modeli i sulmeve me urdhër ka marrë fund më 23 qershor. Unë jam sulmuar nga ai person Sali Berisha. Politikani i konfliktit më 23 qershor u largua dhe nuk u kthye më. Berisha lërë rehat këte vend, pse i je qepur kaq keq këtij vendi. Sa herë vijnë moment të rëndësishme për Shqipërinë ti nuk e le rehat këtë vend."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form