Ora News - Socialistët kërkojnë reklama falas dhe fushatë me kaseta të gatshme

Ora News Lajme 2018-10-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PS në draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor propozon që të detyrojë me ligj televizionet private kombëtare, vendore apo satelitore që të transmetojnë falas reklamat politike gjatë fushatës zgjedhore.

Për drejtuesit e televizioneve private Mentor Kikia dhe Enton Abilekaj, nisma e socialistëve tregon qartë dëshirën e mazhorancës për ta kontrolluar median dhe për të cënuar shfrytëzimin e frekuencave kombëtare.

Abilekaj: Ato nuk mund të shfrytëzohen për partitë politike, pushtimi i gjithçkaje nga partitë politike është një skandal.

Kikia: Partitë duhet të vendosin një orë e më parë të bëjnë transparencën e financimeve të tyre dhe më pas të kërkojnë favore nga mediat.

Një tjetër pikë në draftin e PS-së që prek pavarësinë e medias është edhe ligjërimi i ?kasetave?.

Gazetarët nuk do të monitorojnë fushatën elektorale pasi socialistët mendojnë se televizioneve duhet të vijojnë t?u serviren materiale të gatshme nga partitë politike për në edicionet informative.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/socialistet-kerkojne-reklama-falas-dhe-fushate-me-kaseta-te-gatshme

Share This Video


Download

  
Report form