Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti dhe drejtori i politiko.al, Alfred Lela tha se heqja e reklamave politike me pagesë në kodin zgjedhor është e padrejtë. Kjo sepse sipas tij, televizionet janë të detyruar të transmetojnë kasetat e xhiruara në zyrat e shtypit të partive që në vetëvete janë një reklamë. Mospasja mundësi për të reklamuar mesazhin në televizion për 3 muaj përpara zgjedhjeve, për Lelën do të krijojë rrezikun që partitë të gjejnë forma të tjera edhe të paligjshme për ta bërë.
Heqja e reklamave me pagesë në fushatën elektorale si pjesë e marrëveshejs së 17 majit për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, nuk vlen më. Kjo sepse ajo marrëveshje nuk u respektua dhe ndërsa detajet duhet të ridiskutohen.
Basha: Marrëveshja e 18 majit vdiq sepse nuk prodhoi rezultatin e vetëm që do të prodhonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj asnjë referim ndaj asaj marrëveshje nuk vlen. Ndërsa për detajet sot ne shpalosën platformën, çështjet kryersore i morët, kryesorja mbi të gjitha është dekriminalizimi i zgjedhjeve për të tjerat hap pas hapi në diskutim me të gjithë faktorët do të vendosim.
Pyetje: Reklamat politike do të jenë falas apo me pagesë?
Basha: Ajo që ju thashë
Propozimi për të ndaluar reklamat me pagesë për 3 muaj për Drejtorin e politiko.al, Alfred Lela, është e padrejtë duke qenë se partitë detyrojnë mediat të transmetojnë kaseta të gatshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-mos-u-referoni-te-marreveshja-e-18-majit-ajo-vdiq