’Babalja’/U pyet për 2 orë në prokurori, Salianji: S’kam besim tek Prokuroria, dorëzova një material

Report TV 2018-10-05

Views 0

TIRANË-Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dëshmuar sot në prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me akuzat në drejtim të ministrit Fatmir Xhafaj për çështjen Babale. Salianji ka dëshmuar përreth 120 minuta, ku siç pohoi pasi doli nga ambientet e organit të akuzës, ka dorëzuar një material për personat që po hetohen në këtë çështje

Salianji tha se çështja po zvarritet dhe se ministri Xhafaj ka fshirë provat. Salianji ka mohuar faktin se ekspertiza që ka ardhur nga Britania e Madhe provon se materiali i publikuar nuk është autentik.

Deklarata e plotë e Ervin Salianjit

Pa diskutim që në kuptimin e provës që dorëzova me procesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di.

Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën por punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsyee nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t?i lënë mundësi Xhafaj e Ramës për të fshirë provat. Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS