Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salia" /> Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salia"/>

Ora News - "Babalja", Salianji: Nuk kam frikë arrestimin, Prokuroria të thërrasë Ramën e Xhafën

Ora News Lajme 2018-10-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu marrë në pyetje nga grupi i hetimit për audio-përgjimin e publikuar nga PD disa muaj më parë në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm.

Për më shumë se dy orë deputeti demokrat Ervin Salianji është marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

"Qëndrova gjatë për tiu përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe për ti shkuar deri në fund të vërtetës për të mos i lënë asnjë alibi prokurorisë për të mos çuar deri në fund hetimin ndaj Agron Xhafajt i cili drejtonte trafikun e drogës në Vlorë" u shpreh Salianji jashtë në një prononcim për gazetarët.

Ai tha se kishte dorëzuar prova të reja. "Një material të cilin besoj se do e bëj publike për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes" u shpreh Salianji duke mos fshehur mosbesimin që kishte në zbardhjen e çështjes nga prokuroria.

Deputeti demokrat i kërkon prokurorisë të thërrasë dhe ministrin Xhafaj dhe kryeministrin Edi Rama duke i akuzuar se po përdorin të gjithë infrastrukturën shtetërore dhe pushtetin politik për të varrosur ngjarjen.

Ervin Salianji: "Është e qartë që Fatmir Xhafaj nuk mund të hetojë vetë veten. Sot drejton hetimet për vëllanë e vet dhe bashkë me Ramën po përdor të gjithë infrastrukturën shtetërore dhe pushtetin politik për të varrosur çështjen. Për këtë arsye unë nuk kam besim tek prokuroria, dhe kam arsye të forta për këtë. Ka 5 muaj që zvarritet çështja për ti lënë mundësi Xhafës dhe Ramës për të sajuar prova, shantazhuar dhe blerë dëshmitarë apo kërcënuar persona të përfshirë në këtë çështje. Prokuroria dhe qeveria lejoi që personi kryesor i përfshirë në këtë çëshje të largohej nga Shqipëria për të vuajtur një dënim të vjetër dhe për të mos u dënuar për veprën penale të re, që ishte trafikimi i lëndëve narkotike me ndihmën e vëllait të vet, ministër i Brendshëm"

Po a i druhet një arrestimi?

"Janë brockulla që thuhen nga Fatmiri apo Rama ne media të kontrolluara prej tij. Nuk ka asnjë vepër penale të kryer prej nesh. Personat që duhet të kenë frikë janë Rama dhe Xhafaj" u shpreh Salianji.

Ora 09: 38 "Babalja", Ervin Salianji në prokurorinë e krimeve të rënda me një CD

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në prokurorinë e krimeve të rënda. Salianji u fut me një CD në dorë në ambientet e prokurorisë ku do të merret në pyetje nga grupi i hetimit për audio-përgjimin e publikuar nga PD disa muaj më parë në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm.

Ndërkaq ish kryeministri Berisha deklaroi dje se opozita ka materiale të reja lidhur me këtë çështje.

Fletethirrja dhe audiopergjimi -

Fletë-thirrja nga organi i akuzës iu drejtua me 4 tetor deputetit dhe vjen pas mbërritjes së ekspertizës për audiopërgjimin, ku dyshohet se është i përfshirë vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Pak ditë më parë nga laboratori anglez ka mbërritur në Prokurorinë e Përgj...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS