Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy grabitje karburantesh në harkun kohor të 6 orëve kanë ndodhur në Vlorë gjatë natës. Të dy grabitjet mbajnë autorësinë e një 27-vjeçari nga Berati, i cili ka përfunduar në prangat e policisë së bashku me paratë e grabitura. I ndaluari pak ditë më parë ishte liruar nga qelitë e burgut.
Një grabitje me armë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, tek mbikalimi i Novoselës, ku një person i maskuar me kapuç në kokë dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S.
Nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik, ai ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit janë shpërndarë në terren, duke kontrolluar jo vetëm akset rrugore por edhe krehjen e zonës përreth derisa ranë në gjurmët e autorit i identifikuar si shtetasi Mariglen Myftaraj dhe bënë të mundur kapjen e tij brenda një kohë shume të shkurtër.
Policia thotë se "27 vjeçari banues në fshatin Plashnik të Beratit u gjet i fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni".
Nga hetimet intensive të kryera të policisë u bë zbulimi dhe dokumentimi i një ngjarje tjetër që mban autorësinë e Myftaraj.
"Ky shtetas para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y.B, ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj".
Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve si më poshtë:
- Armë zjarri Automatik - Kallashnikov
- Kapuçi, që përdori për maskim
- Një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro.
Nga ana e policisë po kryhen veprimet e tjera proçeduriale në lidhje me ngjarjen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grabitet-me-arme-karburanti-ne-vlore