Fati i dy të humburve në 24 orë/Gjendet i sakatuar trupi i të moshuarit, i riu u pa në Tiranë

Report TV 2020-06-18

Views 1

Pak orë pasi u denoncua si i humbur në emisionin ?Pa Gjurmë? gjendet trupi i pajetë i 72-vjecarit Vasil Bano. Mbrëmjen e djeshme, i moshuari u gjet jo shumë larg banesës në Lushnjë, ku jetonte me vajzën e tij. Mëngjesin e 15 qershorit Vasili, i cili vuante nga skleroza, doli për të mos u kthyer dot më. Informacionet e para, që mbërritën gjatë transmetimit live e lokalizuan vendndodhjen e tij, po brenda qytetit të Lushnjes, por pa mundur të arrihet në vendin, ku edhe u gjet i pajetë, pranë një banese të braktisur. Një person ka njoftuar familjen, pasi ka mundur të identifikojë 72-vjecarin që kërkohej në emisionin ?Pa Gjurmë?. Me lot në sy, thuajse e pamundur për ta besuar, vajza që e kërkoi një ditë më parë në emision dha këtë lajm te hidhur.Vasil Bano doli nga banesa këtë të hënë dhe nuk u kthye më. I moshuari vuante nga skleroza prej tri vitesh. Pak para se të zhdukej i kërkoi vajzës ta falte.
Në kërkim të 33-vjeçarit të humbur 2 ditë më parë nga Sukthi. Informacioni se u pa afër stacionit të trenit, në Tiranë.2 të humbur në 24 orë u denoncuan në emisionin ?Pa Gjurmë?. Rasteve i shtohet edhe humbja e një të riu nga Sukthi, denoncim i cili u bë gjatë transmetimit live në emision, nga babai i tij këtë të enjte. Gëzim Shaholli një i ri 33-vjeçar ka humbur mëngjesin e të martës rreth orës 9: 00. Gëzim Shaholli jetonte bashkë me babain dhe me nënën e tij, të cilët bëjnë apel për këdo që mund të ketë informacion për 33-vjeçrin.Ju mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00-17: 30

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Share This Video


Download

  
Report form