Ora News - Braçe i ankohet Ruçit për Ahmetaj: Prej 5 javësh e kërkoj në interpelancë, tallje Luli

Ora News Lajme 2018-10-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita bojkotoi edhe këtë të enjte punimet e seancës plenare. Punimet e Kuvendit nisën me një vërejtje të deputetit dhe kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili i tërhoqi vëmendjen Ministrit Ahmetaj për mosparaqitjen e tij në një interpelancë të kërkuar prej tij.

Braçe i bëri të qartë Ruçit se është tejkaluar çdo afat kohor prej kur ai ka kërkuar interpelancën me Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF, ndaj vuri si afat të fundit të enjten e javës së ardhshme.

Erjon Braçe: Prej 5 javësh i ka adresuar Kuvendit një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Sipas nenit 80 të Kushtetutës është e përcaktuar qartë, kryeministri dhe Ministri i thirrur në intepelancë nga një deputet apo grup deputetësh është i detyruar të përgjigjet brenda 3 javësh në sallën e Kuvendit. Kanë kaluar dy të enjte dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë ende nuk paraqitet në interpelancë me një çështje shumë konkrete dhe shumë të qartë për të dhe mbi të gjitha me interes publik për qytetarët.

E përsëris është neni 80 i Kushtetutës, nuk është pika e 80 e dëshirave të mia.Për këtë interpelancë unë dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa zyrtarisht.

Nëse unë e kam seriozisht një çështje të caktuar më lejoni tu them që përgjigjet që kam marrë në cilësinë e deputetit nga germa e parë tek e fundit janë tallje Luli me interesin publik dhe interesin tim si deputet i kuvendit.

Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, bëhet fjalë për barazinë fiskale të atij institucioni që është në thelb të pabarazisë që konsumohet përditë në këtë vend. Ju lutem shumë që javën e ardhshme të planifikohet inteperlanca ime me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë për çështjen e ligjshmërisë fiskale dhe barazisë fiskale në FSHF-në për individë dhe organizata si dhe detyrime që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit këtu e 10 vite më përpara.

Ruçi: Keni të drejtë, ka kaluar tre javëshi që përcakton ajo. Administrata e Kuvendit ka komunikuar me Ministrin. E dini se Ministri një javë ka qenë jashtë shtetit për të ndjekur problemet e Eurobondit. Është kthyer mbrëmë, është komunikuar jashtë shtetit, ka kërkuar një kohë dhe me siguri do të jetë disponibël javën tjetër.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/brace-kerkon-ahmetaj-ne-kuvend-kam-5-jave-qe-e-kam-kerkuar-ne-interpelance

Share This Video


Download

  
Report form