Vazhdimësia e lehtësimit të biznesit të vogël është e rëndësishme, pasi ky i fundit shihet si burim punësimi. Kështë ka deklaruar ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në interpelancën me biznesin e vogël përsëriti edhe njëherë qëndrimin e ministrisë së Financave, duke thënë se nuk do të ketë gjoba për bizneset që bëjnë deklarimin gabim.
Thelbësore është vazhdimësia e lehtësimi i biznesit të vogël. Qeveria Rama hoqi taksën e biznesit të vogël dhe aplikuam interesin 0 deri në 5 milionë. Sipërmarrja e vogël nuk shihet si burim të ardhurash nga qeveria por si burim punësimi. Këtu thuhet bolori politike, i them unë. Por me urdhër të kryeministrit, me urdhër të prerë, drejtoria e tatimeve është urdhëruar që do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar, pasi mund të ketë edhe të tillë.
Finistri i Financave, Arben Ahmetaj
Po ashtu Ahmetaj hodhi poshtë të gjitha pretendimet se do të rriten kostot për biznesin e vogël.