Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
25 të rinj të talentuar dhe energjikë morën pjesë në edicionin e parë të Vodafone Disruption Camp, një nismë e re kjo, e sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Vodafone, me qëllim zbulimin e talenteve të reja në teknologji dhe inovacion.
Vodafone Albania ka organizuar edicionin e parë Vodafone Disruption Camp. Të rinjtë pjesëmarrës u bënë pjesë e trajnimeve, ushtrimeve që nxisin të menduarit jashtë kornize, u shkëmbyen dhe u zhvilluan ide në grup, me qëllimin për të krijuar një brez talentesh të aftë të ndryshojnë tregun me ide inovative. Ekspertë të teknologjisë dhe menaxherë ngaVodafone Albania, profesionistë shqiptarë të fushës së inovacionit, bashkë me mentorë të nivelit ndërkombëtar, sfiduan, frymëzuan e punuan me pjesëmarrësit për të nxjerrë në pah më të mirën prej tyre dhe për të identifikuar në të njëjtën kohë inovatorët e së ardhmes.
Erik Kristiansen, Sipërmarrës Trajnimesh: Kam punuar edhe në vënde të tjera, por jam befasuar nga aftësitë, energjia dhe talenti i të rinjve shqiptarë. Vodafone Discruption Camp është një mundësi shumë e mirë për të ardhmen inovative të të rinjve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vodafone-disruption-camp-aty-ku-bashkohen-talentet