Ora News - Gardisti vetëvritet teksa kryente shërbimin, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Ora News Lajme 2018-10-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një gardist 30 vjeç është vetëvrarë me armën e shërbimit, mbrëmjen e 1 tetorit, teksa kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit të Gardës

Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 në ambjentet e Gardës se Republikës në Tiranë.

Viktima Arjol Mançe, 30 vjeç me origjinë nga Përmeti banonte në Tiranë.

Mesazhi para flijimit: Do iki nga kjo bote
Sipas burimeve nga grupi i hetimit në momentin kur ka kryer aktin e vetëflijimit gardisti dyshohet se ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike. Burimet bëjnë me dije se pak sekonda para se ti jepte fund jetës ka lënë një shënim në librin e Shërbimeve të Gardës së Republikës duke paralajmëruar fatin tragjik: "Do vras veten. Do iki nga kjo botë".

Mësohet se ky ka qenë shënimi i gardistit.

Sekuestrohen kamerat

Pavarësisht nga ky fakt burime nga Ministria e Brendshme thanë se po zhvillohen hetimet për zbardhjen e motiveve dhe për këtë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së Gardës.

Gardisti 30 vjeçar ka qenë më parë në shërbim me trupat komando në Afganistan në kuadër të misionit të NATO-s.

Dy vetevrasje brenda pak muajsh ne garde?

Kjo është ngjarja e dytë e ndodhur brenda pak muajsh në ambientet e Gardës.

Më 30 qershor shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja, u gjet i vrarë në makinën e tij po brenda në ambinetet e Gardës. Edhe për këtë rast ministria e Brendshme deklaroi se ishte vetëvrasje dhe kishte ndodhur për shkak të gjëndjes së rënduar psikike.

Njoftimi zyrtar i ministrise se Brendshme

"Rreth ores 23:00, te mbremjes se kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes, teksa po kryente sherbimin prane hyrjes dytesore te institucionit, punonjësi i Gardes A.M., 30 vjeç, nga Permeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e sherbimit.

Per hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nen drejtimin e Prokurorise. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojne dyshimin se akti eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojne per zbardhjen e gjithe rrethanave te ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gardisti-vritet-teksa-kryente-sherbimin-dyshohet-vetevrasje

Share This Video


Download

  
Report form