Kamerat e sigurisë, PAMECA dhe ICITAP kundër nismës së Tahirit- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PAMECA dhe ICITAP kanë kundërshtuar ligjin për masat shtesë të sigurisë rreth një vit më parë.
Ora News disponon rekomandimet dy misioneve që mbajnë datën 10 prill dhe 8 maj të vitit 2015, gati një vit me parë se projektligji te shkonte ne parlament, ku thuhet qartazi se projektligji shkel liritë dhe të drejtat e njeriut dhe se më parë duhej të bëhej një studim se sa i nevojshëm është si dhe të përcaktoheshin kostot financiare.
?Kur flasim për mbikëqyrje monitorim në vende publike dhe vende private nga subjekte të ndryshme, kemi të bëjmë me të drejtën e privatësisë?, shkruhet në komentet e ekspertëve te PAMECA që i kujtojnë Policisë së Shtetit se ka një Konventë Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Direktiva të Parlamentit Europian që kanë përcaktuar linjat e mbrojtjes së privatësisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kamerat-e-sigurise-pameca-dhe-icitap-kunder-nismes-se-tahirit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS