Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Endrit Vejsiun, 29 vjeçarin nga Tirana i cili u arrestuan dy ditë më parë pasi iu kapën 4 mina me telekomandë dhe një sasi lëndë narkotike.
Vejsiu doli para togave të zeza rreth mesditës të së martës (2 tetor 2018), dhe seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit të çështjes. Ky i fundit kërkoi të ruhej sekreti hetimor.
Sipas burimeve 29-vjeçari nuk ka folur asnjë fjalë, duke mos dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen, ndërsa është përfaqësuar nëpërmjet avokatit të tij.
Organi i akuzës ka paraqitur prova që sipas tyre implikojnë 29-vjeçarin në tregtinë e lëndëve plasëse të telekomanduara dhe se për të arritur deri tek ndalimi, Endrit Vejsiu ishte mbajtur nën survejim.
Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Lezhës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vejsiut duke caktuar ndaj tijë masën e sigurisë arrest me burg.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jepet-arrest-me-burg-endrit-vejsiut-u-kap-me-4-mina-me-telekomande