Report TV - Mina me telekomandë e hashash, burg për dy trafikantët në Lezhë

Report TV 2018-05-11

Views 15

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për dy shtetasit e arrestuar pak ditë më parë, pasi u kapën me mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete.

Gjykata ka lënë në burg shtetasit Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës e banues në Valias, Kamëz, i cili ishte dënuar dhe më parë për trafikim armësh, mbajtje të bombave e minave dhe prodhim e shitje narkotikësh, si dhe Valtor Cala, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Report Tv mësoi se dy personat e arrestuar nuk kanë thënë asgjë para trupës gjykuese.

Share This Video


Download

  
Report form