Kërkohen 64 vite burg për grupin e Shullazit

RTV KLAN 2018-10-02

Views 2

Pas shtatë seancash Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rritur te lexoje pretencën për Emiljano Shulalzin dhe 4 anëtarët e tjerë të grupi. 64 vite burg në total kërkoi prokuroria. Konkretisht për Emiljano Shulalzin, i cili sipas prokurorisë është drejtues i grupi u kërkuan 17 vite heqje lirie, 15 vite për Gilmando Danin, 11 vite burg për Endrit Qyqja, 10 vite për Blerim Shullazi dhe 11 vite për Endri Zela.

Pesë të pandehurit nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit ku prokurorët Anton Martini, Gentian Osmani dhe Besnik Muçi përfaqësuan akuzën në leximin e pretencës. Ra në sy mungesa e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela e cila drejtoi grupin e prokurorëve që mori përsipër dosjen pas dështimit të shortit për këtë çështje. Akuza renditi të gjitha çështjet që implikojnë grupin në gjobvënie dhe kërcënime.

Konkluzionet e prokurorisë u  kundërshtuan nga forta nga mbrojtja e të pandehurve që thotë se ky proces është i paragjykuar. Pretendim që avokati Vladimir Meçi e konfirmoi  edhe në përfundim të seancës.

Në ambientet e Gjykatës përveç grupit të Prokurorëve u lejuan të futen vetëm përfaqësues të ambasadës amerikane dhe asaj gjermane që ndoqën nga afër pretencën. Që prej orëve të para të mëngjesit gjykata  e Krimeve të Rënda ishte e blinduar nga forca të shumta policie të vendosura në gjithë perimetrin e saj. Frika për një arratisje të mundshme të të pandehurve detyroi policinë të bëjë një plan të detajuar, duke përfshirë edhe forca rezervë, autoblinda si dhe snaiperistë të vendosur mbi tarracën  e ndërtesës.

Share This Video


Download

  
Report form