Ora News – Kërkohen 2 vite burg për ish gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Ora News Lajme 2017-02-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, rrezikon të dënohet me 2 vjet burg.
Kërkesa e prokurorisë për ish gjyqtarin, i cili akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor ishte 3 vite burg, por Hoxha përfiton uljen e 1 viti per shkak se ka pranuar gjykimin e shkurtuar .
Por krahas denimit prokuroria kërkoi që Hoxha të mos ushtrojë asnjë funksion publik për tre vite, ndërsa shuma e parave të konfiksohen. Së bashku me ish gjyqtarin prokuroria akuzon edhe djalin e tij, Ledjon Hoxha, për të cilin përfaqësuesja e akuzës tha se iu provua vetëm akuza e moskallzimit të krimit dhe jo e bashkëpunëtorit. Për këtë akuzë u kërkua si dënim 4 muaj burg i cili të konvertohet ne 20 muaj në shërbim prove.
Ndërkohë, 12 dhe 10 muaj burg janë kërkuar përkatësisht për personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë, Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajdja. Dënim me 100 mije lekë gjobë u kërkua per të pandehurin tjetër Gerald Hoxha. Ish gjyqtari u arrestua mbremjen e 2 majit së bashku me dalin e tij, dhe në 3 maj Keshilli i Lartë I Drejtësisë e pezulloi nga detyra.
Hetimët nisën ne bazë të sinjalizimeve se gjyqtari Hoxha kish kërkuar shumën 800 mijë lekë të reja, për të dhënë vendimin në favor të Dritan Jazexhiut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkohen-3-vite-burg-per-ish-gjyqtarin-ibrahim-hoxha/

Share This Video


Download

  
Report form