Projekti për kthimin e piramidës në një qendër teknologji për të rinjtë do të nis në fund të këtij viti. Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë konferencës ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike, e cila solli në kryeqytet mbi 250 përfaqësuesve nga e gjithë bota.
?Piramida e Tiranës do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit dhe duan që këto sisteme të hapura të popullarizohen, sidomos tek të rinjtë; do jetë një hapësirë ideale. Punën për transformimin e Piramidës do ta nisim nga fundi i këtij viti dhe vitin tjetër besoj do të kemi një hapësirë, siç janë këto programe të hapura, edhe një hapësirë me mendje të hapur?.
Bashkia e Tiranës është një nga bashkitë e para në Europë që zbaton një zgjidhje teknologjike për krijimin dhe ruajtjen e dokumenteve duke ju dhënë mundësinë qytetarëve që ti lexojnë lehtësisht ato pa përdorur platforma specifike.
?Inkurajojmë edhe institucione të tjera, edhe ato të varësisë, por edhe institucione të tjera në Shqipëri, edhe kompanitë, që të gjejnë mënyra alternative, në mënyrë që më shumë para të shkojnë për investime konkrete, se sa si pagesa për korporatat që ndoshta kanë vite që vjelin të njëjtin produkt".
Kultura dixhitale sipas kryebashkiakut është një proces që duhet të zhvillohet edhe nëpërmjet programeve të mirëfillta shkollore.