Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shefi i komisariatit të Policisë së Patosit, Flamur Veliu, do të dalë sot para gjykatës së Fierit për masën e sigurisë.
Ai mbërriti në gjykatë me pranga në duar dhe i shoqëruar nga policia.
Prokuror i çështjes është Petrit Vukaj, ndërsa gjyqtare Olkeda Lice.
Veliu u arrestua me 30 shtator pasi me mjetin që drejtonte ka përplasur disa automjete.
Pasi forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm shkuan në vendin e ngjarjes, u konstatua se kryekomisari ishte i dehur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryekomisari-i-patosit-me-pranga-ne-duar-masen-e-sigurise