Strategjia per mbetjet: Kostoja te paguahet permes nje takse

RTV KLAN 2018-09-30

Views 0

Qeveria është duke studiuar mundësinë e rritjes së taksës vendore për përpunimin e mbetjeve. Një raport i situatës aktuale të nivelit të ndotjes në Shqipëri dhe nevojës për investime në landfille dhe inceneratorë, i realizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Koperacioni Financiar Gjerman, ka arritur në konkluzionin se vendit tonë i duhen 450 milionë Euro investime në 20 vitet e ardhshme, në mënyrë që të zgjidhë përfundimisht çështjen e ndotjes.

Studimi sugjeron një rritje të taksës së familjarëve dhe bizneseve për këtë qëllim, përmes dy skenarëve: modelit të një tatimi fiks për të gjithë shqiptarët ose taksimit në bazë të Bashkive sipas kostos të përpunimit të mbetjeve që ka secila. Barra e tatimit do të ndahet në 20% për ndërmarrjet dhe 80% për familjarët.

Strategjia e menaxhimit dhe integrimit të mbetjeve nënvizon që implementimi i tatimit të bëhet në 3 faza deri në vitin 2032. Për periudhën e parë, deri në vitin 2022 parashikohet që taksimi në vit për një familje të jetë 11 Euro për Elbasanin, 22 për Korçën, 48 për Tiranën e Durrësin dhe 20 për Vlorën, Gjirokastrën dhe Beratin.

Raporti evidenton se aktualisht në nivel kombëtar një familje paguan 15 Euro në vit për integrimin dhe menaxhimin e mbetjeve, çka e bën të paevitueshëm rritjen e këtij tatimi.

Ekspertët gjermanë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se pavarësisht kundërshtimeve që mund të ketë nga popullata, rritja e taksës është mënyra e vetme për t?i dhënë zgjidhje problemit të mbetjeve.

Share This Video


Download

  
Report form