Ora News - Asnjë dëmshpërblim për përmbytjet në Fier

Ora News Lajme 2018-09-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Hoxharë të Fierit gjurmët e përmbytjeve nuk janë larguar ende edhe pse kanë kaluar 9 muaj.

Rreth 5 mijë hektarë tokë bujqësore dhe qindra hektarë sera u dëmtuan gjatë dimrit që shkoi.

Uji i Vjosës nuk kurseu as shtëpitë dhe orenditë që ndodheshin brenda tyre

Banorët e prekur thonë se nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim dhe tokat e përmbytura këtë vit nuk u kanë ofruar prodhimin e dikurshëm.

Rezulton se praktika e plotësimit te dosjeve te familjeve te dëmtuara ka përfunduar dhe informacioni i plotë është përcjellë në Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka kryer gjithë verifikimet e nevojshme por që dëmshpërblimet të kalojnë në duart e 381 familjeve të dëmtuara së pari duhet alokimi i fondit nga qeveria. Po ashtu rezulton se në total dëmshpërblimi kap vlerën e 69 milionë lekëve.

Por përmbytjet duket se kanë ndikuar negativisht edhe tek eksportet.

Sipas statistikave të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Fier gjatë 8 muajve të këtij viti janë eksportuar 78 mijë tonë fruta -perime në tregun e huaj.

Shifrat kjo 105 më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/asnje-demshperblim-permbytjet-ne-fier

Share This Video


Download

  
Report form