Paraditën e kësaj të marte banoret e fshatit Povelç kanë protestuar pranë perfekturës së Fierit, pasi nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytjet e banesave dhe tokave bujqësore nga lumi Vjosë.
Banorët shprehen se vlersimet e banesave janë bërë selektive dhe kërkojnë që të krijohen komisione të posaçme për të vlersuar dëmet, që gjithsecili nga banorët e përmbytur të marrë atë që i takon. Perfektura e këtij qarku priti një përfaqësi të protestuesve, por pa ju dhënë asnjë zgjidhje. Më pas banorët u drejtuan për në Bashkinë e qytetit Fier, pasi sipas prefekturës, janë ato që kanë bërë listat e dëmshpërblimeve.
"Të ngrihen komisione për të vlerësuar dëme, sepse është kompetencë e bashkisë, dhe duhet të takoni kryetarin e bashkisë në lidhje me këtë çështje. Urdhëroni listat këtu, i keni të dokumentuara. Këtu ka edhe njerëz që nuk banojnë fare në atë zonë që është dëmtuar dhe marrin lekët?. Shprehet i revoltuar njëri nga banorët.
?Ne jemi të indinjuar se përmbytja ishte për të gjithë, kurse vlerësimet janë bërë selektive. Ne duam qe këto vlerësime selektive të zhduken, ti vihet kryq, të ngrihet komision të vijë derë me derë." shprehet banori.