Policia: Prokurorja i kërkoi ish-oficerit Nuhu të merrte në pyetje Rexhep Rrajan, nuk e bëri

Report TV 2018-09-28

Views 0

TIRANE - Policia e Shtetit ka sqaruar edhe njëherë tjetër çështjen e Xhisiela Malokut nga denoncimi i saj në komisariatin e policisë së Fushë Krujës e deri të veprimet e Prokurorisë. Zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë tha se prokurorja i ka kërkuar ish-oficerit Nuhu të merrte në pyetje Rexhep Rrajan djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, i denoncuar për ushtrim dhune nga e reja, por ai nuk e ka bërë. Marrja në pyetje e Rexhep Rrajas, marrja e tabulateve si dhe këqyrja e telefonit për këtë shtetas, ka qenë detyra e parë e deleguar nga Prokurorja e çështjes, dhe që nuk janë zbatuar ish-oficeri tashmë në arrati, Emiljano Nuhu. Ky i fundit denoncoi me video dy ditë më parë se ishte kërcënuar me jetë në prani të deputetëve Rrahman Rraja dhe Taulant Balla.

Ditën e Hënë më datë 23.07 2018 çështja e shtetases Maloku është referuar në Prokurori. Në këtë moment çështja kaloi nën kompetencë të Prokurorisë dhe prokurorja duke e patur tanimë çështjen nën kompetencën e saj, vendosi që këtë procedim t?ia kalojë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme oficerit të policisë Emiljano Nuhu, në datën 27.07.2018. Oficeri i Policisë Emiljano Nuhu, ka filluar të kryejë veprime me këtë çështje pas kësaj date. Në zbatim të urdhërit të delegimit nga Prokurorja nga 11 detyra ka zbatuar vetëm 4 prej tyre. Në asnjë prej këtyre detyrave të zbatuara, nuk është kryer marrja në pyetje e personit nën hetim Rexhep Rraja.

Aida Hajnaj, zv/drejtoreshë e Policisë së Shtetit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS