Report Tv-Kush është prokurorja që çoi pas hekurave Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS

Report TV 2018-09-30

Views 0

Mirela Kapo është prokurorja e Rrethit Gjyqësor Krujë e cila kërkoi arrestimin e 25-vjeçarit, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, për ushtrim dhune ndaj ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku. Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurores dhe për rrjedhojë i riu u prangos sot në ambientet e një lokali pranë Rinasit. Rastësia bën që edhe gjyqtarja që pranoi kërkesën të jetë gjithashtu një grua, Enkelejda Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Krujës. Dy gra të cilat i vijnë në ndihmë një vajze të re të dhunuar dhe përndjekur prej një kohe të gjatë nga ish i dashuri i saj.

Çështja e Xhisielës trazoi politikën, pasi denoncimi i saj u zbulua rreth tre muaj më pas, kur ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu nga arratia, akuzoi publikisht se ishte kërcënuar me jetë për të liruar djalin e deputetit. Në fakt, Nuhu, nuk ka kryer disa prej detyra bazike të lëna nga prokurorja Kapo në rastin e ndalimit të Rexhep Rrajës. Ish-oficeri ka injoruar shtatë nga 11 detyrat që prokurorja ia kishte deleguar atij për t'i trajtuar, ndërsa më pas është detyruar t'i kryejë vetë me oficerët e saj.

Një nga detyrat që ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje që çoi në arrestimin e Rexhep Rrajës është dhe ballafaqimi mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës. Ky ballafaqim është bërë në një nga zyrat e Prokurorisë së Krujes dhe që është përgjuar nga prokuroria. Përgjimi ambiental është kryer në një moment tensioni mes dy të rinjve në Prokurorinë e Krujës. Gjatë debateve të bëra sëbashku, biseda që janë përgjuar nga akuza, Rraja pranon se e ka përndjekur për një kohë të gjatë vajzën dhe e ka rrahur. Njëherësh, janë sekuestruar tabulatet telefonike dhe nëe sërë mesazhesh në aplikacionin Ëhatsapp të shkëmbyera mes vajzës dhe Rrexhep Rrajës.

Share This Video


Download

  
Report form