Ora News - Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore: Ndaj Xhisiela Malokut u ushtrua dhunë

Ora News Lajme 2018-09-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekësia ligjore ka dorëzuar të enjten më 27 shtator në Prokurorinë e Krujës aktin e ekspertimit të Xhisiela Malokut duke vlerësuar se ajo ka dëmtime fizike të cilat klasifikohen si rrahje dhe për të cilat ligjërisht, jepet raport deri në 9 ditë.

Më konkretisht, e reja ka gërvishtje në shpatullën dhe në kofshën e djathtë, disa prej të cilave të shkaktuara edhe me mjete prerëse.

Ekspertimi është dorëzuar në organin e akuzës në Krujë për tu administruar në dosjen e procedimit penal të nisur ndaj shtetasit Rexhep Rraja, për akuzën e përndjekjes.

Kjo dosje mësohet se është hapur pas kallëzimit të bërë nga Xhisiela Maloku në datën 26 korrik 2018, pasi vajza ka pretenduar se është dërguar me forcë në hotel dhe është dhunuar nga Rexhep Rraja, me të cilin kishte një lidhje 10-vjeçare.

Veç këtij procedimi të nisur ndaj djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Ora News ka mësuar se në prokurorinë e Krujës, është regjistruar edhe një dosje e dytë për këtë çështje, ndaj oficerit Gentian Çitozi për veprën penale shpërdorim detyre. Procedimi ndaj oficerit Çitozi është hapur pikërisht mbi bazën e pretendimeve të ngritura nga Xhisiela Maloku për tërheqjen e kallëzimit që kishte bërë për dhunë fizike ndaj saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekspertiza-e-mjekesise-ligjore-ndaj-xhisiela-malokut-u-ushtrua-dhune

Share This Video


Download

  
Report form