Ora News - Kishte vjedhur në Greqi 400 mijë euro, arrestohet në Delvinë 48-vjeçari

Ora News Lajme 2018-09-28

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 48 vjecar në kërkim për vjedhje me shuma të mëdha në Greqi dhe një shpërndarës kokainë u arrestuan gjatë një aksioni blitz të Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në Sarandë dhe Delvinë.

Aleks Çoba, 48 vjeç, ishte person në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Sarandës ka dhënë ndaj tij masën arrest me burg për vjedhje deri në 400 miëj euroessh në Greqi

Ndërsa Dritan Hyseni, 19 vjeç, u prangos nga Policia në Sarandë ndërsa qarkullonte pa leje drejtimi me një makinë ku iu kapën 37.1 kokainë

Policia lokale e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Ushtruan kontrolle në rrugë, lokale, e ambiente të tjera, ku 9 persona u shoqëruan për verikim në komisariat.

Në të njejtën kohë, forcat speciale kishin zbarkuar edhe në Lushnje, ku pronari i një pike bastesh u arrestua pasi policia gjeti aty 12 doza kokainë.

Në pranga u vu Redjon Caushi 24 vjeç

Gjatë operacionit u kontrolluan lokale nate dhe makina në rrugë.

12 persona u shoqëruan për verifikime të mëtejshme në komisariatin e Policisë!

Aksione të ngjashme blitz janë ndërmarrë nga forcat speciale të Policisë së Shtetit në disa qytete të vendit, me qëllim goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vënien pranga të personave në kërkim apo që lëvizin me armë.

Policia e Shtetit thotë se aksionet e forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë në vijim të një plani masash për "Kontrollin e territorit?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/delvine-kishte-vjedhur-ne-greqi-400-mije-euro-arrestohet-48-vjecari

Share This Video


Download

  
Report form