Ambasadori britanik Duncan Norman: Vetting-u në politikë, ndoshta për momentin i panevojshëm

Report TV 2018-09-27

Views 0

Duncan Norman ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, në një intervistë për Report TV, krahas zhvillimeve që lidhen me sulmin me armë kimike në Salisbury dhe Brexit ndalet edhe në zhvillimet për çështjen e kufijve në Kosovë dhe në situatën politike në Shqipëri. Ambasadori Norman e quan propozimin e opozitës për Vetting në politikë interesant, por thekson se ndërkohë që ndodh Vettingu në drejtësi dhe nis ai në polici, ti shtosh edhe një Vetting të ri atë në politikë këto momente, ndoshta nuk është diçka që Shqipëria ka nevojë.






Intervista e plotë e ambasadorit britanik për Report Tv

Përse iu desh një kohë relativisht e gjatë autoriteteve britanike për të treguar emrat e dy shtetasve rus si përgjegjës të sulmit në Salisbury?

Në Britaninë e Madhe përgjegjës për të hetuar një krim dhe ky ishte një krim ndër më të tmerrshmit që ne kemi parë pasi që prej luftës së dytë botërore përdoret përsëri një armë kimike, përgjegjësia e hetimit qëndron tek policia e cila e hetoi këtë krim. Me të drejtë ata morën kohën e duhur për të zbuluar ekzaktësisht se çfarë ndodhi po ashtu ky hetim mori kohën e vet për tu siguruar se kush e ndërmori këtë krim përpara se të përmendeshin autorët. Është mëse normale që policia të merrte kohën e duhur dhe s?kishte pse të ushtrohej ndonjë presion për policinë ta kryente hetimin më shpejt. Kjo është e gjitha ajo që ndodhi dhe dua të shtoj se policia ndërmori një hetim të thellë.

Të dy personat që autoritetet Britanike i bëjnë përgjegjës për këtë sulm thanë një intervistë për televizionin Russia Today ku deklaruan se në Angli ishin thjesht për pushime. Si e shikoni këtë justifikim të tyre?

Është tërësisht për të ardhur keq e gjitha çfarë kanë deklaruar e që u pa nga e gjithë bota përfshi edhe Rusinë. Mendoj se po ashtu ajo intervistë tregon mospasje e pikës së respektit për familjet e të lënduarve dhe gruas që vdiqi. Nëse ndalemi në reagimin ndërkombëtar për këtë çështje dhe ndaj asaj që thotë Rusia, ka qenë shumë i fortë duke treguar se jemi në një gjatësi vale dhe ka patur një përgjigje kolektive për këtë krim. Na vjen shumë mirë që edhe Shqipëria ishte pjesë e këtij reagimi.

Share This Video


Download

  
Report form