Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-futbollisti e njëkohësisht dhe ish-trajneri i Partizanit, Eduard Zhupa, i ftuar në studion e "Ora Sport" foli rreth derbit më të madh të futbollit shqiptar, Tirana-Partizani.
"Mendoj se është një mundësi e mirë për futbollin shqiptar. Rikthimi i derbit është një gjë e rëndësishme. Ajo që është kryesore mendoj se tifozeritë e të dyja skuadrave do të mbushin shkallët e stadiumit. Biletat janë shitur 100 %. Sportdashësit janë kthyer te futbolli dhe ç'është më e rëndësishmja. Përballja mes dy klubeve që kanë prodhuar rivalitet dhe futbollistë është vërtetë diçka e bukur. Mendoj se kush do të jetë më e fokusuar dhe repartet do të kenë paraqitje të mirë dhe do të kryejnë detyrat e dhënë nga trajnerët, do të jetë dhe arritja e rezultatit pozitiv."
"Një ndeshje derbi e kam luajtur në moshën 19 vjeçare. Një "Qemal Stafa" i tejmbushur në ato vite dhe mendoj se edhe skuadrat e atyreve viteve kanë qënë elitare. Pothuajse 50 % e skuadrave ishin pjesë e ekipit kombëtare. Ka qënë një ekip i nivelit shumë të lartë. Mendoj se në ndeshjen e ditës së nesërme. Partizani do të bëj gjithçka për të marrë maksimumin. Gega i ka marrë për 6 javë maksimumin kësaj skuadre, pasi është futur në filozofinë e tyre. Ajo që mendoj se duhet të bëhet në të tilla ndeshje duhet të ruhet gjakftohtësia dhe t'i merret lojtarëve maksimumin. Edhe Tirana ka një skuadër të mirë. Ze Maria është një trajner i cili ka rreth 1 vit e ca që e njeh skuadrën dhe e di rëndësinë e këtyre përballjeve."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/derbi-i-kryeqytetit-zhupa-biletat-jane-shitur-100-fiton-skuadra-qe-gabon-me-pak