Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Derbi kryeqytetas po afron dhe atmosfera sa vjen e bëhet më e nxehtë. Një përballje kjo që ka marrë jo vetëm vëmendjen e tifozëve të dy skuadrave, por figurave të sportit që kanë dhënë kontributin me 2 klubet legjendare të Superligës.
Trajneri dhe ish-futbollisti Juljan Ahmataj i cili gjatë karrierës së tij ka veshur të 2 bluzat e kryeqytetasve beson se kjo ndeshje do të vuloset me fitoren e Tiranës, pasi bardheblutë kanë cilësi të mëdha në organikë.
Juljan Ahmataj: Padiskutim që i jep gjallëri qytetit. Është një ndeshje që gjithmonë i jep qytetit. Një javë para dhe një javë pas, edhe gjatë javëve të tjera merren me ndeshjen. Se si ndodhi, kush ishte protagonisti dhe kush t'i japë ngjyrimet e veta dhe derbit. Në momentet që ndodhen skuadrat, Tirana vjen me një vrullë. Duke ardhur nga Kategoria e Parë, duke pasur mungesën e derbit dhe ndeshjeve më të forta dhe vjen për të realizuar këtë ndeshje në nivelin e saj më të lartë. Normalisht Partizani është në gjendjen më të mirë të skuadrës. Ka krijuar stabilitet në lojë, por presioni do të jetë mbi ata. Sepse ndihen më mirë në klasifikim, në lojë dhe në aspektin sportiv, ndërkohë që Tiranës i nevojitet padiskutim i kërkohet ta fitojë derbin pasi mungesa e një fitimi të derbit prej disa kohësh e ka bërë të madhe trysninë për të fituar ndeshjen. Tirana do të fitojë pasi ka shumë kualitet brenda saj dhe mendoj se kualitet që kanë lojtarët do të zgjidhin këtë derbi. Padiskutim që skuadrat do të luajnë fort por në fund kualitet do ta zgjidhin ndeshjen. Gjatë këtyre javëve të kaluara Tirana ka pasur vërtetë probleme në lojën e saj, por në aspektin e lojtarëve është një skuadër që ka shumë kualitet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-derbi-i-kryeqytetit-flasin-ish-et-derbi-fitohet-nga-skuadra-qe-ka-me-shume-kualitet