Digjet apartamenti, humb jeten 60-vjecari

RTV KLAN 2018-09-25

Views 0

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në kryeqytet pasi banesa ku ai jetonte është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 4:40 minuta të mëngjesit të së martës, ndërsa viktima është Lulzim Canaj.

Në këto pamje shihet momenti kur apartamenti i Canajt është përfshirë nga flakët. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve dhe policisë për të vënë situatën nën kontroll pasi rrezikoheshin edhe banesat e tjera.

Jashtë kamerave fqinjët e viktimës shprehen, se zjarrfikësja ka mbërritur gati 40 minuta me vonesë dhe banorët janë evakuuar vetë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa dyshimet janë se zjarri mund të jetë shkaktuar në mënyrë aksidentale nga një cigare e ndezur nga Canaj, por nuk përjashtohet edhe pista e një zjarrvënieje të qëllimshme të apartamentit.

Fqinjët tregojnë se viktima jetonte vetëm dhe njihej si person i alkoolizuar ndërsa prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Share This Video


Download

  
Report form