Një i moshuar mendohet të jetë djegur pasi zjarri përfshiu banesën e tij në lagjen lagjen Vojo Kushi, në Shkodër.
Policia njoftoi se zjarri përfshiu një banesë dy katshe ku jetonin dy familje në vendin e quajtur rruga e Vajgurit, rreth orës 16:12.
Punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje kanë evakuuar shtetasin R. H së bashku me familjen, ndërsa në banesën e të moshuarit Haki Hoxha, 74-vjeç, nuk u futën dot për shkak të përmasave të mëdha të flakëve.
?H.H sipas deklarimeve të bashkëshortes dyshohet se ka ngelur brenda në banesë, ndërsa bashkëshortja ka dalë pa pësuar lëndime,? tha policia.
Zjarrfikëset po punojnë për fikjen e zjarrit.
Zjarri, i cili dyshohet se ka nisur pas shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë në një banesë dy-katshe dhe rrezikon edhe dy banesa ngjitur. /tvklan.al