Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa Presidenti Meta ndodhet në OKB, duket se bashkë me ligjin e teatrit në tryezën e tij, në politikën shqiptare do rikthehet një debat: ka apo jo të drejtë kreu i shtetit ta riktheje për shqyrtim ligjin. PD thotë se ligji në presidneëcë nuk është i njëjti dhe se kemi të bëjmë me një ligj të ri, por PS thotë se ligji mban një numër dhe në bazë të kushtetutës nuk mund të rikthehet dy herë për rishqyrtim. Burime nga presidenca duken më pranë llogjikës juridike të opozitës çka nënkupton se kreu i shtetit ka të drejta ta rikthejë ligjin e miratuar me ndryshime.
Pavarësisht se shumica pranoi kthimin e ligjit të teatrit nga Presidenti duket se miratimi i tij me ndryshime do të përfshijë në debat juristët e të dyjave palëve politike. Një debat që mund të sheshohet vetëm me interpretimin apo veprimin e kreut të shtetit.
Ligji që kaloi me votat e shumicës ka shkuar këtë të hënë në Presidencë me kërkesën për shpallje ligji. Ligji për përcaktimin e procedurës për ndërtimin e Teatrit të ri mban të njëtin numër, 37 njësoj si ligji i parë i rrëzuar nga Presidenti me dekret. Por burime nga Presidenca bëjnë të ditur që edhe pse mban të njëtin numër ligji nuk është i njëjti.
Burimet thonë për Ora News se duke qënë që nuk është i njëjti ligj kreut të shtetit i lind e drejta ta pranojë apo kthejë atë ose ta kalojë në heshtje. Burimet thonë se ligji që ka shkuar në Presidencë është një ligj i ri dhe si e tillë do trajtohet, çka do të thotë që Presidenti do të marrë kohën e duhur për t?u shprehur për atë me dekret ose jo.
Por i pyetur nga Ora News kreu i komisionit përgjegjës, deputeti socialist Eduard Shalsi është shprehur se ligji që i është dërguar kreut të Shtetit nga Parlamenti është i njëjti dhe se atij i ndryshon vetëm data. Si i tillë shumica pretendon që kreu i shtetit të mos e kthejë ligjin në bazë të nenit 85 të kushtetutës, i cili thotë që Presidenti ka të drejtë ka kthëjë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.
Por juristë të opozitës, e cila është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar thonë se me pranimin e dekretit, ligji ka rënë dhe shumica ka miratuar një ligj të ri që për PD është antikushtetes për shkak të procedurës që shumica ndoqi dhe si i tillë duhet rrëzuar.
Sipas ligjit Kreu i Shtetit ka 20 ditë afat për shpalljen e ligjit dhe ky afat përfundon në 13 Tetor. Dhe deri atëherë duket se debati do të vazhdojë nëse kreu i shtetit ka të drejtë ta shyqrtojë në themel, ku përfshihet edhe kthimi për rishqyrtim apo thjesht duhet ta kalojë atë në heshtje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/teatri-burimet-nga-kreu-i-shtetit-ka-ardhur-nje-ligj-i-ri-do-te-shqyrtohet