Ish-ambasadori shqiptar në Kinë, Vietnam dhe Francë gjatë viteve '80, Maxhun Peka, në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo në ?5 pyetjet nga Babaramo?, ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën, prishjet e marrëdhënieve me Kinën, dhe imazhin e shkrimtarit Ismail Kadare në Paris.
Peka ka thënë se Franca ka qenë djepi i civilizimit kulturor në Europë, por që sipas tij, mes Shqipërisë dhe Francës kanë qenë gjithmonë të mira. Për Kadarenë, Peka tha se shkrimtari ishte i ftuar kurdoherë në Paris. Sipas ambasadorit, në kohën që ka shërbyer në ambasadën shqiptare në Francë, i është krijuar përshtypja se ka qenë regjimi që ka patur frikë nga Kadare dhe jo e kundërta.
Ministri francez nuk i pret ambasadorët, por mua më priti. Më tha që ishte i interesuar që të kishte marrëdhënie të mira me ne. të jesh përfaqësuesi i një vendi të vogël e të varfër është e vështirë të jesh krenar, por figurat e mëdha që ka nxjerrë historia na kanë bërë të ndihemi krenarë. Kur isha në Francë, Kadare vinte për vizitë shumë shpesh. Asokohe, ftesat për Kadarenë vinin në ambasadë. Unë nuk e di, nëse Kadare kishte frikë nga regjimi, por unë krijova idenë se regjimi kishte frikë nga Kadareja. Vinin ftesat në Shqipëri dhe drejtoria politike trajtonte letrat. Shkruhej:?Mendojmë të mos refuzojmë ftesat për Kadarenë, se mediat franceze do shkruajnë pastaj se Kadare po persekutohet në Shqipëri.? Dhe ftesat kur i refuzonte, i refuzonte vetë Kadare. Politika ishte e përcaktuar, por në atë kohë, asnjëherë s?janë refuzuar ftesat për Kadarenë, përveç një rasti, kur Kadareja e refuzoi vetë. Ishte një emision, Kadare erdhi në Paris, u bë gati, dhe më pas nuk erdhi në emision. Mbeti enigmë ajo mosardhje. Kur isha ambasador, doli filmi ?Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur?, ç?është e vërteta ata mbajtën një qendrim korrekt. Kur ai vinte në Francë, shkrimtarë dhe politikanë e gazetarë kishin dëshirë ta takonin. Ishte i pëlqyer, librat e tij kishin shumë jehonë. Ne jemi mburrur me emrin e tij.
Maxhun Peka, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe Kinë
Ish-ambasadori Peka, folur edhe për interesin strategjik që Franca ka patur për vendin tonë. Peka ka thënë se në Franca në ato vite kishte interes për Shqipërinë, për naftën dhe në fushën e fasonerisë. Ish-ambasadori ka thënë se marka e mirënjohur franceze, Pierre Cardin ka kërkuar të investonte në Shqipëri por nuk janë bërë hapa më tej nga shteti komunist shqiptar.
Vuri themelet e zhvillimit. I vetmi anëtar qeverie i francezve që ka bërë vizitë në Shqipëri. Gjatë kohës që kam qenë jashtë, ata kanë ardhur në Shqipëri dhe marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë shumë të mira. Ishte ministrja e jashtme franceze që interesohej për investime në Shqipëri. Nëse nuk ka naftë, Shqipëria nuk ka përgjegjësi. Ka patur shumë delegacione dhe teknikët ishin këtu. Po kështu, në bazë të totalit, zona nga Myzeqeja në Tiranë është naftëmbajtëse sipas tyre. Pierre Cardin, propozoi që të hapej një rrobaqepësi në Shqipëri. Rrobat e huaja iu vihej marka Pie...