Admir Thanza, ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë ka dhënë shpjegime për rreth 2 orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me një dënim të marrë në Itali.
Për Thanzën ka nisur një procedim penal me akuzën e falsifikimit të formularit pasi ka deklaruar që nuk ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për akuzën e vjedhjes në vitin 1999. Në lidhje me këto akuza pas daljes nga prokuroria ish-gjyqtari i lartë nuk preferoi të fliste për mediat.
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje të kryer në bashkëpunim në vitin 1999. Thanza nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit këtë dënim që u zbulua gjatë seancës dëgjimore në KPK.
Edhe para prokurorëve Thanza mbajti të njëjtin qëndrim se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në shtetin fqinj, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Admir Thanza u shkarkua nga detyra në Korrik të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi në sajë të verifikime të përfaqësuesve të ONM-së.