Ora News - Memorial në Durrës për viktimat e anijes austro-hungareze të mbytur më 1918

Ora News Lajme 2018-09-24

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
100 vjet më parë në mesnatën mes 18 dhe 19 marsit në brigjet e Durrësit do të shënohej një prej tragjedive të mëdha detare gjatë Luftës së Parë Botërore, e njohur ndryshe si Titaniku Austriak.

Një anije avullore e quajtur ?Linz? e vënë në dispozicion të marinës austro-hungareze u mbyt pranë kepit të Rodonit me rreth 1000 persona në bord.

Vetem 300 përllogaritet se arritën të shpëtojnë.

2700 viktima të detit të asaj periudhe u përjetësuan këtë të hënë me një memorial në qytetin e Durrësit.

?Përkujtoni ata dhe të vdekurit e të gjitha luftrave. Fati i tyre na bën thirrje për pajtim",-shkruhet në tre gjuhë në veprën e vendosur në muret e Kalasë.

Vangjush Dako: "Këto mure flasin dhe janë dëshmitare të shumë ngjarjeve tëe këtij qyteti. Dhe jam i sigurtë që ky monument do bashkëjetojë me këto mure gjatë gjithë kohës."

Të pranishëm në ceremoni ambasadori ambasadori austriak Johan Sattler dhe ai hungarez Lorant Balla, në krah të kryebashkiakut Vangjush Dako thanë se kjo është një prej atyre ngjarjeve që të bën të reflektosh mbi absurdin e luftës.

Johan Sattler: "Na fton të reflektojmë për jetët e rëna gjatë luftës së parë botërore, pranë brigjeve të Durrësit, na kujtona absurditetin e luftës sepse në luftë nu vret atë që dëshiron të vrasësh por të tjetrët."

Thuajse 100 vjet me pas me lejen e autoriteteve shqiptare zhytësit austriake kanë marre dhe çuar ne muze kambanën e anijes ?Linz? dhe disa sende të tjera të ?Titanikut? Austriak prehet në ujërat shqiptare, një atraksion për zhytësit profesioniste dhe studiuesit e historisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/memorial-ne-durres-viktimat-e-anijes-austro-hungareze-te-mbytur-me-1918

Share This Video


Download

  
Report form